Yndyrnat në trupin tonë mund të ngushtojnë arteriet dhe kjo rrit rrezikun e sulmit në zemër dhe goditjes në tru – a po kërkoni të gjeni disa zgjedhje më të shëndetshme?
Dr Justine Butler, ka treguar 5 ndryshime që mund të bëni në dietën tuaj ushqimore të cilat mund t’ju ndihmojnë vërtet për të ulur kolesterolin tuaj të lartë:
1. Hani më shumë ushqime bimore
Një dietë me bazë bimore mund të jetë një mënyrë e thjeshtë për të eliminuar kolesterolin me ushqime që përfshijnë arra, fara, fruta dhe perime për të zgjedhur, shpjegon eksperti. Konsumoni 5 cdo dite, fruta dhe perime
2. Shmangni yndyrnat trans dhe kufizoni yndyrnat e ngopura
Ushqimet si salcice, gjalpi, vaji i kokosit, biskotat dhe ushqime të tjera ultra të përpunuara përmbajnë të gjitha yndyrna të ngopura dhe trans – të cilat nxisin prodhimin e kolesterolit në trup. Ndaj shmangini sa më shumë.
3. Tërshërë për mëngjes dhe drithëra integrale
Nga buka integrale deri te makaronat me grurë integral apo orizi kaf e quinoa, drithërat integrale mund të ulin kolesterolin për shkak të fibrave me të cilat janë të mbushura. Fibrat psh tek tërshëra e mëngjesit mund të zvogëlojnë nivelet e kolesterolit ‘të keq’ duke rregulluar përthithjen e substancës yndyrore nga qarkullimi i gjakut.
4. Bishtajoret
Të pasura me proteina dhe lëndë të tjera ushqyese, bishtajat, si fasulet, bizelet, thjerrëzat dhe qiqrat janë të gjitha të mira për uljen e kolesterolit. Ngjashëm me tërshërën dhe drithërat integrale, përmbajtja e tyre e fibrave mund t’ju ndihmojë të mbani nivelet e kolesterolit në kontroll.
5. Konsumoni arror
Kërkime të shumta kanë zbuluar se këto ushqime të vogla krokante mund të ndihmojnë në uljen e kolesterolit, presionit të gjakut dhe sheqerit në gjak, si edhe të përmirësojnë ekuilibrin e yndyrave në gjakun tuaj. Dr Butler rekomandoi të konsumoni nga një grusht të vogël arra të përziera, duke përfshirë këtu arra braziliane, bajame , arra, lajthi, arra shqeme edhe fëstëkë cdo ditë. SHIKO.NEWS