Balerini Eltion Merja ishte sot i ftuar në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon për të folur për eksperiencën e tij në “Big Brother Vip” , por edhe për jetën e tij jashtë këtij spektakli.
Përveç debatit me Ilirin, Tokja ka qenë në qendër të vëmëndjes edhe për historinë e dashurisë disavjeçare me këngëtaren e njohur Rovena Dilo.
Teksa u pyet nga Bieta për këtë histori, ai refuzoi të fliste.
“Është diçka që i përket të shkuarës dhe nuk kam dëshirë ta komentoj”, u shpreh ai.
Bieta: Kujtim i bukur?
Eltioni: Unë gjithnjë kam kujtime të bukura, nuk kam kujtime të shëmtuara në jetë…