Një turiste kanadeze 23-vjeçare është gjobitur me 250 euro në Venezia. Ajo kishte dalë me bikini dhe po merte rreze në parkun “Giardini Papadopoli”.
Kanë qenë policët bashkiakë ata që i kanë vendosur gjobën turistes.
Kjo është rregullorja më e fundit e bashkive dhe komunave, që parashikon sanksione për ata persona që thyejnë rregullat në qëndrat historike.
Gjithashtu janë gjobitur me 450 euro edhe dy rumunë, të moshave 21 dhe 27 vjeç, të cilët janë kapur brenda parkut duke mbledhur para.
Ata hiqeshin si anëtarë të një shoqate që mblidhte para për fëmijët e varfër.