Gjermani arriti ta zvogeloje përhapjen e koronavirusit aq shume sa që jeta po fillon t’i kthehet normalitetit nderkohe Kancelarja Angela Merkel u shpreh se pasi u arrit qëllimi që ishte vendosur për ngadalësimin e përhapjes së koronavirusit, atëherë dyqanet mund të rihapen, ndërsa masat e izolimit do të fillojnë të lehtësohen.
Anxhela Merkel ka dhënë dritën jeshile edhe për futbollin dhe ky eshte nje lajme i mire per te gjithe spordashesit. Bundesliga pritet të nisë së shpejti, ndërsa shkollat do të hapen gradualisht edhe gjatë verës. 16 shtetet federale gjermane kanë arritur një marrëveshje me qeverinë dhe do të marrin nën kontroll rihapjen dhe te filloj perseri futbolli.
Mediat shkruajnë se ata do të operojnë “me frenat e emergjencës” nëse do të ketë rritje të infektimeve. Rregullat e përgjithshme të kontaktit do të vazhdojnë edhe për një muaj ndaj te gjithe do ti kthehemi sportit dhe ndeshjeve te bukura.
Tashmë do të lejohet që dy familje të takohen dhe qëndrojnë së bashku. Edhe të moshuarit në shtëpi përkujdesjeje do të mund të vizitohen nga një person.
Shpresojme qe cdo gje te hapet dhe te behet me mire dhe europa po e merr veten as ketyre javeve te veshtira.