Doktor Agim Karaj, i ftuar ne nje emision televiziv ka folur gjeresisht per kercenimin e heshtur te shendetit. Kanceri i zorres se trashe ka disa simptoma, por dy jane kryesore.
E para eshte shfaqja e gjakderdhjes ne feçe dhe ky eshte i dukshem ne pjesen e jashtme. Pra gjaku i fresket, i kuq ne fece qe nuk eshte i perzier me fecen por eshte ne siperfaqe. Ky duhet te japi dyshime per kancerit e zorres se trashe se diku do jete nje tumor ne zorre.
Simptoma e dyte jane telezmat, ose prerjet e barkut ne fund te barkut. Personit i duket se do te dale jashte por nuk ben dot jashteqitjen sado qe shtrengohet ne proces. Edhe kjo eshte nje shenje jo e mire per zorret. Shpesh shfaqet ne formen e hemorroideve dhe shume paciente vijne me keto shqetesime.
Ndaj kini kujdes edhe procesin e jashteqitjes dhe te beni sado pak doktore te vetes. Me mire te parandalojme se sa te kurojme.
@rtshqiptar Dr. Agim Karaj: Këto janë simptomat kryesore të kancerit të zorrës së trashë. #rtsh #trupidheshëndeti ♬ original sound – Radiotelevizioni Shqiptar