Home TE NDRYSHME Doktori i infektuar tregon nga karantina e tij per kuren me te...

Doktori i infektuar tregon nga karantina e tij per kuren me te mire

195
0

Shefi i Urgjencës kombëtare Skënder Brataj dy ditë pasi rezultoi pozitiv me koronavirus, ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook ku ka treguar mbi gjendjen shëndetësore dhe menyren se si ai vete po e përballon këtë moment të vështirë.

Brataj ka treguar se gjendja e tij është drejt përmirësimit, pasi nga simptomat qe ka pas, ai tani ka më pak kollë dhe shenja më të lehta të sëmundjes, që me te drejtë e cilëson si ‘tinëzare’.

Ja cfare shkruan ai:

Ju garantoj se kura më e mirë është poziviteti juaj pa fund, pa masë, pa ndërprerje, pa limit, pa dallim, pa kufij, nga çdo qytet, fshat, apo shtet, që çdo ditë të jep energji, të jep kurajo, të jep emocion, të jep dashuri humane pa fund, aq sa shumë herë ndjen se po loton, por lot gëzimi, që pushojnë vetëm kur heq sytë nga ato mesazhe, sms, apo hartime tuajat të shkruajtura me fjalë zemre, me dashuri nëne, shoku, kolegu, me ndjenjë humane, -thote Brataj ne nje postim ne facebook.