Mjekët fillimisht menduan se 40 vjecari kishte diabet pasi pinte 10 litra ujë në ditë. Megjithatë realiteti ishte shumë më i keq kur ai në fund mori diagnozën.
Burri në fjalë punonte si postier dhe tregon historinë e tij me sëmundjen e papritur.
Në fillim mjekët i bën analizat e diabetit dhe të veshkave pasi saia e ujit që ai pinte dhe etja që kishte nuk mund të shpjegohej.
Rezultatet treguan se gjendja ishte akoma më keq. Vetëm një vizitë rutinë e syve zbuloi një masë që e coi më tej në spital për një skaner MRI.
Pikërisht këtu atë e diagnostikuan me tumor në tru. Tumori ishte në gjëndrën e tij të hipofizës, e cila ndikon në mbajtjen e ujit.
Ai iu nënshtrua 30 raundeve të radioterapisë intensive dhe fatmirësisht tani është pa kancer. Megjithatë, ai vazhdon të marrë mjekim gjatë gjithë jetës.
Historia e tij na kujton se tumoret e trurit janë pa dallim; ato mund të prekin këdo në çdo moshë. Prandaj kujdesuni ta kapni sëmundjen në kohë dhe mos anashkaloni shenjat. Merruni me aktivitet sportiv dhe hani shëndetshëm. shiko.news