Gjithnjë e më shumë femra po i drejtohen ushqimit për të lehtësuar simptomat e tyre gjatë periodave mujore dhe e kanë një arsye të mirë.
Ekspertët e shëndetit kanë përpiluar një listë të ushqimeve që mund të ndihmojnë në lehtësimin e simptomave gjatë mestruacioneve, duke filluar me çokollatën e zezë që është një zgjidhje shumë e njohur.
Dëshira për çokollatë gjatë atyre ditëve nuk është e pazakontë – dhe lajmi i mirë është se ajo është një ëmbëlsirë e shkëlqyer për t’u kënaqur gjatë kësaj periudhe të muajit. Kjo për shkak se çokollata e zezë është e pasur me magnez, i cili mund të ndihmojë në relaksimin e muskujve dhe në zbutjen e dhimbjeve të shkaktuara nga kontraktimet e mitrës.
“Çokollata e zezë me të paktën 70 për qind kakao ka shumë lëndë ushqyese thelbësore. Është e pasur me hekur, magnez, bakër dhe mangan. Gjithashtu përmban kalcium, kalium dhe zink, si dhe gjurmë të vitaminave A, B, E , dhe K. Ajo gjithashtu përmban substanca që mund të ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut , përmirësimin e niveleve të kolesterolit, funksionin e trurit dhe ndihmojnë trupin tuaj në menaxhimin e insulinës.
“Një çokollatë e zezë mesatare prej 100 gramësh ka rreth 11 gram fibra, e cila është e dobishme për shëndetin e zorrëve. Shumica e çokollatës së zezë gjithashtu përmbajnë pak gjalpë kakao, një burim i acidit oleik yndyror të shëndetshëm për zemrën. ”
Megjithatë, ekspertët përgjithësisht paralajmërojnë se “disa çokollata të zeza kanë nivele të larta të sheqerit të rafinuar dhe aditivësh! Kini kujdes sepse ushqimet me sheqer, dhe me yndyrë të lartë mund të shkaktojnë inflamacion, që ana tjetër mund të përkeqësoj situatën, jep ngërçe dhe dhimbje”.SHIKO.NEWS