Çiljeta ne fotot e saj te fundit me sa duket se është surprizuar në mënyren më të bukur nga djali i saj, Fernando, i cili i ka lënë një shënim shumë të ndjerë në shtëpi duke e quajtur njeriun e zemrës së tij.
Ne shenimin e Fernandos shkruhej
“Është dora jote që më përkëdhel çdo natë, është zëri yt që më qetëson, është trupi yt që ngrohtësi më fal. Dua të të kem pranë, deri kur dita të agojë. Ti për mua je gjithçka në këtë botë e s’ka njeri të të zëvendësojë. Ti për mua je gjithçka e për ty gjithmonë do të kem nevojë”, shkruhej në letrën e lënë nga Fernando per nenen e tij.
E emocionuar kengetarja e ka ndare kete shenim me ndjekesit e saj dhe gjithashtu ka bere ede vete nje dedikim per te birin.
“Kur bekohesh me një djalë që të thotë këto fjalë e ta ngjit me super atak dhe te frigoriferi që mos shqitet më”, ka shkruar Çiljeta krah postimit në ‘Instastory’ ku duket se është gëzuar shumë nga kjo surprizë.
Kujtojmë se Xhilaga ka treguar se kujdeset maksimalisht për djalin dhe se ai është prioriteti kryesor i saj.