Ministrja Ogerta Manastirliu foli për rreth 600 mjekë dhe infermierë të vijës së parë do të marrin dozat e v.ak.sinës anti-Covid.
“Ne kemi në sistemi në sistemin shëndetësor rreth 1000 vak.sinatorë dhe ndihmës-vak.sinatorë që janë të gatshëm për tu përfshirë në proces. Jemi të gatshëm që të përfshijmë në strukturat e vaksinimit edhe infermierë të tjerë”, u shpreh ministrja.
E pyetur nëse doktori Pëllumb Pipero do ta marrë dozën e dytë të v.ak.sinës anti-Covid, Manastriliu tha:
“Gëzon shëndet. Është duke kaluar ditët e sëmundjes Covid019 dhe do kemi shumë shpejt lajme. Nga ana tjetër sa i përket dozës së dytë do të vendosim nesër se si do të procedohet”.
Manastirliu theksoi se plani i vaksinimit përfshinë gjithë popullatën, duke përjashtuar ata që kanë të shkuar problematike me vaksinat dhe gratë shtatzënë. Ajo përsëriti edhe njëherë se ka 3 skenarë lidhur me procesin e vaksinimit, ku më ambiciozi përfshin një periudhë prej 14 muajsh.