Konspiracionisti Alfred Cako paralajmëron se shumë shpejt e gjithë bota do të goditet nga kriza e urisë.
Cako i bën thirrje qeverisë shqiptare që të marrë masa, por edhe popullit të thjeshtë që të grumbullojë sa më shumë ushqime, se sipas tij do të vijë dita që sado lek të kesh nuk do të mund të blesh as një bukë.
“Ajo që dihet është se kriza e urisë do të ndodhë! Iu bëj thirrje bujqve shqiptarë në Kosovë dhe në Shqipëri, të cilët kanë në dorë jetën e popullatave të tyre. Iku bëj thirrje dhe dy qeverive përkatëse në Kosovë dhe këtu dhe biznesmenëve që ta shikojnë si mundësi fitimi hapjen e frigoriferëve që të mbajnë frutat perimet dhe drithrtat. Të prodhohen sa më shumë për të ushqyer popullin shqiptar.
Do të ketë një krizë të madhe urie. Po iu them që do të jetë e vështirë të gjesh një bukë, sadolek të kesh nuk do ta gjesh dot në qoftë se këto kriza do vazhdojnë kështu dhe nëse ne nuk do të jemi një popull i vetëmjaftueshëm që të prodhojmë lëndët bazë jetike.
Të prodhojmë sa më shumë zahire për dimër, si fasulet, bizelet, tërhanatë, njerëzit të jenë të kujdesshëm të prodhojnë sa më shumë që të shmangin vdekjet nga uria.”, paralajmëron Cako