Bashkëshorti i Arbana Osmanit por njëkohësisht edhe regjisori i “Big Brother VIP Albania”, Eduart Grishaj ka folur për eksperiencën e tij në program dhe se si ndihet tani që do të bëhet baba për herë të dytë.
Gjatë një interviste për “Wake Up”, Eduarti u shpreh se produksioni është përpjekur të kujdeset për konkurrentët në mënyrë maksimale.
Ai gjithashtu ka treguar se momenti që e ka prekur më shumë ka qenë dalja e Fifit nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
“Jemi përpjekur të kujdesemi për të gjithë konkurrentët. Një nga momentet që mua personalisht më ka prekur shumë, ka qenë mënyra e daljes së Fifit, pasi ishte gjithë ajo artiste.
Shumë e rëndësishme, pavarësisht përplasjeve që kishte. Ajo që ka dalë nga parashikimet ishte Beniada, që nuk është lidhur brenda shtëpisë, pasi ajo është pa komplekse edhe nuk pritej.
Java e fundit e emisionit ka qenë shumë e fortë. Janë numëruar 400 mijë vota për finalistin. Unë personalisht nuk e kam ditur kush fiton deri në momentin që kam parë zarfin.”, u shpreh Eduarti.
Kur u pyet për gjininë e bebit, tha se ende nuk e dinte, por e ka parë nëpër portale online që është gocë. “Tani do flemë 1 orë e 30 minuta. Jo akoma nuk e dimë, nuk e kemi parë akoma. E kam parë nëpër portale që është gocë. Më mirë nuk po them që e dua gocë sepse nëse bëhem me çun dhe e shikon këtë emision pastaj… (qesh). Rëndësi ka që fëmija të jetë i shëndetshëm.”, u shpreh regjisori i “Big Brother VIP Albania”.