Ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj ka komentuar zërat për një eliminim të mundshëm të Vladimir Putinit nga brenda Rusisë.
Ai theksoi se kjo do të ndodhte vetëm në rast se ai do të urdhëronte përdorimin e bombave bërthamore.
“Historia ka treguar se nëse një udhëheqës bëhet i fuqishëm dhe nëse jep urdhër për përdorimin e armëve bërthamore, gjykoj se shtabi i përgjithshëm i Kremlinit do ta izolojë ose do ta ekzekutojë Putin. Ai ka hyrë në një rrugë pa krye nuk e kishte menduar kështu. Nuk duhet të ndodhë, nëse arrin të shtypet butoni i armës bëthamore shkatërrohet njerëzimi”, Demiraj.