Djali i Andrrës dhe Sinanit feston sot 4 vjetorin e lindjes.
Andrra ka vendosur të postojë në instagram foto të vogëlushit ndër vite duke e shoqëruar me mesazhe mjaft emocionuese.
Por përveç tyre, Andrra ka ndarë me ndjekësit edhe një moment të veçantë me të birin të cilin e pyet disa herë nëse dëshiron një motër apo një vëlla dhe përgjigjia e vogëlushit është gjithmonë jo.
Mesa duket vogëlushi nuk dëshiron ta ndajë dashurinë e mamit dhe babit me një motër apo vëlla dhe përgjigja e tij e sinqertë të bën të qeshësh me lot.
Andrra e pyet shumë herë vogëlushin, por ai nuk ndryshon mendim duke e përforcuar idenë që nuk do as motër dhe as vëlla.