Do bëhet baba për pak kohë, Turi prek me fjalët: Me shpresën e Zotit lutem që të…

Turjan Hysko pret të bëhet baba. Këtë lajm e ka dhënë vetë Hysko dhe bashkëshortja e tij, Orinda Huta, disa ditë më parë kur treguan se presin një vajzë.

I ftuar sot në emisionin “Në kurthin e Piter Pan” në Tv Klan, drejtuesi i spektaklit Klanifornia ka treguar se si ndihet tani që e di që do të baba.

“Në fakt nuk e di si mund ta shpreh si ndjesi, mendoja që kam qenë gati gjithë jetën për t’u bërë baba. Kam pak fri kë kur shikon ato god itjet tek barku i Orindës. Me shpresën e Zotit, shpresoj që gjithçka të shkojë mirë. Që do dhurojë shumë dashuri, kjo është e sigurt, se sa i mirë do jem nuk e di”,- tha Turjan Hysko.

Më tej u pyetje nga drejtuesja e emisionin, Alketa Vejsiu, nëse ka në plan për fëmijë të tjerë, por tha se kjo nuk varet vetëm prej tij. Para fëmijëve, Hysko tha se puna më e bukur është të bëhet baba.