Do bëhej princeshë në Angli/ Meghan Markle i nxjerr bojën mbretërisë: Kur isha shtatzënë më thonin do të dalë fëmija i zi, nuk është princ ai

Mbrëmjen e kaluar Duka dhe Dukesha e Sussex, Harry dhe Meghan Markle kanë zhvilluar intervistën e tyre të shumëpritur për “Oprah”, ku folën për herë të parë pa dorashka duke rrëfyer detaje që askush nuk i dinte.

Çifti tregoi se ata e kishin bërë martesën zyrtare tre ditë para ceremonisë madhështore që kishte interes për të gjithë botën dhe duhet të ishte magjepsëse, por nga martesa nisën të gjitha të tjerat. Meghan tregoi se ambi enti mbytës në pallatin mbretëror e detyroi atë të mendonte dhe për ve t ëv ra sjen gjatë muajit të pestë të shtatëzenisë.

Kur u martova nisën pro blemet. Unë bëja gjithçka më thonin sepse mendoja se isha e mb rojtur, por kjo jo vetëm që nuk ishte e vërtetë, por ata ishin gati edhe të gë nj enin. Akumulova shumë për muaj të tërë derisa arrita në pikën që nuk doja më të jetoja. I kërkova ndihmë burimeve njerëzore të ‘institucionit’ dhe përgjigja që mora prej tyre ishte që nuk më ndihmonin dot se nuk ishte pjesë xheniuine e familjes mbretërore. I thoja Harryt që nuk ndihesha e sigurt dhe kisha f rikë të rrija vetëm në shtëpinë tonë.

Ndërkohë Duka pranoi se i vinte t urp të tregonte për gjendjen e partneres së tij, pavarësisht se donte ta ndihmonte me çdo kusht.

Por jo vetëm kaq pasi Meghan e ka ak uz uar “institucionin mbretëror” për racizëm kur ishte shtatzënë me Archien, pasi njëri prej antarëve i ka thënë Harryt se fëmijës nuk do i jepej asnjë titull, pasi nuk dihej sa e errët do ishte lëkura e foshnjës. Harry, i cili iu bashkua Meghan më vonë në intervistë, nuk dëshiroi të zbulonte asnjë detaj në lidhje me atë çfarë ishte folur për lëkurën e Archie.