Vaginitis eshte inflamacioni i vagines si pasoje e nje disbalance te mykut dhe bakterieve qe normalisht jetojne aty.
Krahas diskomfortit, mund te vini re dhe nje ere ndryshe nga normalja. Infeksioni mund te shkaktohet nga bakteret, myku ose viruset. Kimikatet ne sapune, spray ose ne veshje qe kane kontakt me kete zone mund te irritojne lekuren delikate.
Ne momentin qe vini re te tilla ndryshime eshte e keshillueshme ti drejtoheni doktorit tuaj.
Tipet dhe shkaqet e vaginitis Shkaktaret me te shpeshte jane:
-Vaginoza bakteriale- inflamacioni i vagines nga nje rritje bakteriale. Shoqerohet me ere te rende, te keqe.
-Kandida ose infeksioni mykotik, nga rritja e fungeve kandida, qe normalisht jane ne sasi te vogla ne vagine.
-Klamidia eshte infeksioni me i shpeshte i transmetuar seksualisht tek grate, zakonisht te moshave 18 deri ne 35 qe kane patur partnere te shumte seksuale.
-Gonorrea- nje tjeter infeksion seksualisht i transmetueshem.
-Trikomoniazis- nje infeksion i transmetuar gjate seksit i shkaktuar nga nje parazit. Rrit riskun per SST te tjera.
-Vaginiti viral- inflamacion i shkaktuar nga nje virus, si herpes simplex virus (HSV) ose papiloma virus (HPV) qe shperhapet permes seksit.
Semundjet seksualisht te transmetueshme shpeshhere jane asimptomatike. Nese jeni seksualisht aktive dhe sidomos nese keni partnere te shumte seksuale, duhet te flisni me doktorin tuaj dhe te testoheni per to.
Nese lihen te pamjekuara te tilla semundje mund te shkaktojne demtime te perhershme ne organet tuaja riprodhuese. Gjithashtu ekziston risku i transmetimit tek partnerijuaj.
Ndonjehere kruarjet, djegiet apo sekrecionet e shtuara mund te ndodhin edhe pa pranine e e nje infeksioni (vaginitis joinfeksioz). Me shpesh ndodh si reaksion alergjik ose irritim nga produkte si:
-Detergjente
-Zbutesit e rrobave
-Sapunet e aromatizuar
-Sperm icidet
-Spray vaginale
Gjithashtu mund te ndodhe nga niveli i ulet i hormoneve seksuale si rrjedhoje e menopauzes ose heqjes kirurgjikale te ovareve. Karakteristike eshte thatesia e vagines dhe emertimi qe merr eshte vaginitis atrofik. Marredheniet seksuale behen te dhimbshme dhe mund te ndjeni kruarje dhe djegie.
Diagnoza pa dyshim duhet vendosur nga nje doktor i specializuar. Dy shkaqet me te zakonshme te vaginitis jane infeksioni mykotik dhe bakterial. Ne te dyja rastet ju mund te vini re sekrecione te bardha ne gri. Sekrecionet me ere te keqe probabilisht jane nga nje infeksion bakterial. Nga ana tjeter nese keto sekrecione kane nje konsistence te shtuar mund te jete infeksion mykotik.
Simptomat e vaginitis
Sekrecione me ere te rende Djegie ose kruarje
Irritim i zones intime me i shtuar gjate nates Perkeqesimi i simptomave gjate marredhenieve seksuale
Trajtimi
Qelesi per trajtimin e infeksioneve vaginale qendron ne diagnostikimin e sakte. Mundohuni te pershkruani me perpikmeri eren, ngjyren, sasine, konsistencen e sekrecioneve tek doktori juaj.
Shmangni marrjen e medikamenteve qejepen pa recete, pa marre me heret mendimin dhe sugjerimin e doktorit.
Vaginiti joinfeksioz menaxhohet duke shmangur agjentin irritues/shkaktar.
Per ndryshime hormonale dhe probleme te tjera qe kerkojne mjekim te specializuar eshte doktori juaj ai qe ju orienton.
Dr.Ardi Prushi
Pershtati: Frisiana Mirashi
Marre nga drardi.com/