Diten e sotme eshte shprehur Hysen Meta perse e vrau babain e tij. 25 vjecari eshte autori i vrasjes pasi ka marre armen e tij te punes dhe ka qelluar mbi babain.
Ai ka thene se:“Qëllova mbi të. E qëllova disa herë. Nuk u përmbajta më. Bashkë me motrën e futëm në plastmas. Donim të fshihnim gjurmët. E zhveshëm dhe e mbështollëm me plastmas. Më vonë në mbrëmje e çuam te kasollja ku hapëm gropën dhe aty e varrosëm.
E zhvendosa makinën e tij te sektori Rinia dhe u ktheva me vëllain që kishte marrë mjetin e një të njohuri e më kishte ndjek.
Mbrëmjen e 13 shkurtit u paraqita në polici dhe denoncova humbjen e kontakteve me babain. Ishte e rëndë, por ndodhi. As frymë nuk merrnim dot lirisht në shtëpi po të mos donte ai.
Ngjarja eshte zbardhur nga sinjalet e fundit nga celulari i viktimës, si dhe kamerat e sigurisë.