Një adoleshent në Tiranë u ka “rrëmbyer zemrat” ushtarëve amerikane që ndodhen në Shqipëri në kuadër të misionit “Defender 21”.
Një video e regjistruar në Tiranë e tregon këtë gjë.
Teksa ushtarët ishin grubulluar në sheshin “Nënë Tereza”, gjatë ditës së djeshme, djaloshi u është afruar ushtarëve me një skateboard në dorë dhe u ka kërkuar që ta ndërronin me helikopterin e tyre.
Kjo kërkesë shkakoi të qeshura nga ana e ushtarëve.
BISEDA MES TYRE
Djali: Më falni, a mund ta shkëmbejmë helikopterin me skatebord? Është shumë i mirë.
Ushtari: A ke më shumë se një?
Djali: Mund të të gjej më shumë.
Ushtari: Do të të duhen shumë skateborde.
Djali:Po sikur të të jap bluzen time?
VIDEO
@kundravajtje ##tiktokalbania ##tiktokkosova ##albanian ##kosovo ##army ##usa ##🇺🇲🇦🇱 ##🇦🇱