Ndërkohë që orët e fundit rrjetet scoiale po gëlojnë nga reagimet për faturat e kripura të ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shklëzeni ka zgjedhur të bëjë ironi.
Në një status në profilin e tij në Facebook, Shkëlzeni shkruan se Etilda Gjonaj duhet lënë e qetë.
“Lereni te qete Etilden! Eshte e drejta e saj te kaloje naten me gjithe delegacionin ne nje dhome,”– shkruan djali i Berishës, bazuar në reagimin e vetë ministres.
Në një status në rrjetet sociale, Gjonaj shkruantese shpënzimet e udhëtimeve luksoze kanë qenë për të gjithë delegacionin, ndërkohë që rezervimi ishte për një dhomë.
Pikërisht nga kjo gjë është nisur edhe Berisha për thumbimin e tij.