Koronavirusi merr një tjetër jetë nga bluzat e bardha, në vendin tonë.
Mjekja endokrinologe Valentina Lile, e infektuar prej disa ditës mësohet se nuk ia ka dalë që të fitojë betejën me Covid 19.
Mjekja prej ditësh ishte e shtruar në spitalin Covid 2, ku pas ndërlikimit të gjendjes shëndetësore, është futur në intubim, pa mundur dot t’i mbijetojë virusit.
Lajmi është bërë i ditur nga të afërmit e saj në postimet në rrjetet sociale të cilët bëjnë me dije se është ndarë nga jeta mjekja endokrinologe.
Djali i saj Ilir Lilo bëri postimin në Facebook, duke dhënë lajmin e trishtë.
“Të dashur miq e shokë . Me hidhërim të thellë njoftoj ndarjen e parakohshme nga jeta të njeriut tim me të afërt e më të dashur, mamasë time Valentina Lile. Ceremonia e lamtumirës në nderim të saj dhe përcjellja për në banesën e fundit do të zhvillohen më datë 20.03.2021, ora 15.00. Nisja bëhet nga Funerali Alba2000 për në Varrezat “Sharrë”. U prehsh në paqe nënë do na mungosh jashtë mase!”, shkroi djali i mjekes që u nda nga jeta.
Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë me Covid 494 raste të reja, si dhe nga shifrat zyrtare kanë humbur jetën 16 pacientë.
/a.m/NOA.al