Nje ngjarje e rende k andodhur ne Durres ku mesohet se djali ka vrare babain dhe e ka hedhur ne pus.
Esmerald Balla nga fshati Shënavlash i Durrësit pasi i mori jetën babait të tij 62 vjeçar Enver Balla e hodhi me pas ate ne pus.
Mësohet se Policia e Durrësit ka arritur që të zbardhë ngjarjen e rëndë pasi ka patur dyshime që në fillim për krim brenda familjes. Hetuesit kanë përgjuar komunikimet telefonike dhe mesazhet e autorit. Ky i fundit pas arrestimit ka pranuar krimin duke thënë se vrau të atin pasi ai i kishte marrë shuma parash.
I ndjeri u denoncua i zhdukur më datë 13 Gusht 2024, datë në të cilën dyshohet të ketë ndodhur dhe krimi.