Në gusht të vitit të kaluar këngëtarja shumë e komentuar në media, Adelina Tahiri u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një djalë nga martesa me avokatin maqedonas Serjoza Markov.
Sot vogëlushi Jon Markov mbush 1 vjeç e në këtë ditë të veçantë urimin e parë e ka marrë nga mami.
Adelina ka postuar një foto nga pushimet ku shfaqet duke e mbajtur të birin lart dhe shkruan: “Faleminderit Zotin qe te kam, urime ditelindjen e pare Jeta e Mamit. Shendeti dhe lumturia qofshin gjithmone me ty”.
Adelina ka postuar më pas edhe disa foto të Jonit që kur ai ishte në muajt e parë e deri tani.