Një ngjarje tragjike ka tronditur fshatin Nikoliq të Hasit.
Nënë e bir, Time Lushi dhe Rexh Lushi, kanë humbur jetën në flakët e zjarrit që përfshiu shtëpinë e tyre.
Djali i shtëpisë Rexh Lushi ka lajmëruar zjarrfikësen dhe teksa po përpiqej të shpëtonte nënën e tij pas shpëtimit të bashkëshortes, ka mbetur i bllokuar mes flakëve dhe nuk ka mundur të dalë.
Zjarrfikësit, që u nisën me vonesë për shkak të kushteve të vështira të rrugës, kanë gjetur trupin e Time Lushit, ndërsa pak më vonë është gjetur trupi i djalit.
Ndërkohë që ende nuk dihet gjendja e bashkëshortes së viktimës.