Një denoncim i faktuar me video në lidhje me produktet e kompanisë shqiptare CCBS në pronësi të biznesmenit italian Luca Busi, e cila merret me prodhimin e shisheve dhe pijeve si Cola, Fanta, Sprite apo Cappy, ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania. Bëhet fjalë për një shishe të blerë në market nga një konsumator i cili ka mbetur i habitur nga ajo çfarë ka parë brenda pijes para se ta konsumonte. Në videon e dërguar tregohet një qese plastike ngjyrë jeshile, realisht neveritëse sipas dërguesit. “Përshëndetje JOQ. Mu neverit kjo Cola qe bleva. Spo e kuptoj kjo brenda duket si qese plastike!”-rrëfen ai ndër të tjera.
Redaksia e JOQ Albania kontaktoi formalisht me prodhuesin e produktit, konkretisht Coca- Cola Bottling Albania të shoqërisë CCBS në pronësi të Luca Busit, (shoqëri përfaqësuese e shijes Coca-Cola në Shqipëri prej vitit 1994 dhe markave të tjera si Fanta, Sprite dhe Cappy), nëpërmjet e-mail për të marrë një reagim brenda 24 orëve, në lidhje me këtë rast.
REAGIMI I KOMPANISË
“Kerkesa juaj do te procedohet ne Departamentin perkates. Lutemi dergoni produktin e reklamuar prane zyrave te shoqerise “Coca-Cola Bottling Shqiperia” Sh.p.k. per ekzaminim te metejshem.”