5 muaj pas ardhjes në jetë, djali i Almeda Abazit dhe aktorit turk Tolgahan Sayışman, Efehan, i është nënshtruar një ndërhyrje kiru rgjikale në Stamboll.
Sipas revistës së njohur turke ‘2.Sayfa’, djali 5-muajsh i çiftit të njohur është futur në sallën e operacionit për heqjen e një kisti në kokë.
“Djalin tim e kapi syri i keq”, është shprehur Almeda, duke iu referuar faktit që muajt e fundit, i biri ishte pjesë e serialit që po xhironte i ati.
Fatmirësisht, gjithçka ka shkuar sipas parashikimit dhe gjendja shëndetësore e djalit të Almeidës raportohet të jetë e mirë, falë ndërhyrjes kirurgjikale.
Por mediat turke raportojnë se pritja për daljen nga salla e operacionit ka qenë tepër e vështirë si për Almedën, e cila vazhdimisht qante, ashtu edhe për Sayisman, që dukej tepër i tensionuar.