“Në qoftë se ekziston femër në botë të ketë vuajtur shpirtërisht si unë, atëherë ajo do të ketë përfunduar në humnerë të pafund”, tha Shpresa, 34 vjeçe, nga Rahoveci.
Ishte hera e parë që në vitin e fundit të shkollës së mesme po më lindnin ndjenja të çuditshme, e që nuk më kishin ndodhur asnjëherë tjetër.
I thosha vetes se isha ende tepër e re, për të mos thënë fare e pamësuar të nisja lojrat e moshës edhe pse shoqet e mia i dinin prej kohësh gjëra të tilla.
E kështu fillova nga pak e unë këtë devijim timin lozonjar e vërejtën menjëherë vëllezërit e mi, të cilët më ndaluan të dilja nga shtëpia pa i pyetur më parë
Për këtë arsye edhe humba besimin e tyre për të vazhduar studimet në Prishtinë, e që ishte një e papritur për mua dhe e para në jetën time.
Nëna shpesh e përmendte martesën, por ajo thoshte se nuk e dinte se ku do më jepnin vëllezërit.
Pas një kohe, po atë verë, për çudi e pa menduar gjatë, u fejova me një shok të vëllait tim, i cili ishte djalë me fakultet të kryer dhe pasuri në një fshat, por që tani më neveritt.
Për çudi, ai më pëlqeu që në fillim dhe i tregova se nuk kam pasur lidhje me askënd, kështu që ai ishte i qetë dhe dasma jone u be.
Por pika e kulmi im arriti ditën tjetër pas dasme kur më thanë të shkoja në ahur dhe t’i milja lopët.
Unë kundërshtova para të gjithëve dhe në atë moment burri im ngriti dorë ndaj meje e më pas veprimet e tij më të rënda pasuan edhe në dhomën e gjumit.
Dhe, që nga ajo ditë, edhe pse jetova me të një vit, mezi prisja të gjeja rastin që t’i jepnim fund martesës dhe të mos rrija asnjë ditë në atë shtëpi…