Disa vite me pare historia e Alfie Patten dhe Chantelle Steadman kishte shperthyer ne mediat kuda ne Britani. Arsyeja ishte qe djaloshi Alfie u quajt babai me i ri ne Britani pasi ate kohe ishte vetem 12 vjec dhe flitej se kishte lindur nje femije me Chantelle e cila ishte 15 vjec.
Kjo histori ne ate kohe vuri gjithashtu ne qender te vemendjes edhe te dy palet e prinderve per moskujdesje nda femijeve dhe moskontrollim te tyre edukativ.
Alfie ne fakt ishte i paafte per te lindur femije sepse ishte vete nje femije dhe kjo gje ishte e pamundur por ai vete ishte i bindur ne ate kohe se ishte babi i femijes se vogel Maisie. Por pas disa ditesh ne media dolen dy djem te cilet kishin pranuar publikisht fajin e abuzimit me vajzen adoleshente dhe atyre iu be testi i ADN-se.
Ne fund u sqarua cdo gje dhe djaloshi 13 vjecar u pastrua nga akuzat pasi vertet doli se njeri nga djemte 18 vjecar kishte qe ne vertet babi i foshnjes Mansie.
Mirepo tashmne Alfie qe eshte 23 vjecar tregon se atehere jeta e tij u be shume e ngaterruar dhe ai njihej kudo qe shkonte duke u poshteruar me fjale. Alfie tregon se i gjithë incidenti kishte “shembur” jetën e tij dhe tha: “Kudo që shkoja, njerëzit më njihnin edhe pse nuk isha babai i fëmijës më në fund”. “Ishte gabimi më i madh që kam bërë ndonjëherë dhe më ka prekur shume saqe lashe edhe shkollen dhe une kurre nuk kam punuar”.
Ai vazhdon me tej ne nje interviste : “Tani unë nuk mund ta imagjinoj se sa e vështirë do të ishte nëse do të isha edhe babai, Nuk mund të përballoja të bëja asgjë. Unë nuk mund të shkoja në shkollë, mendova se bota ime kishte mbaruar. As nuk mund të gjej asnjë punë në një dyqan. Gjithçka që bëja ishte të rrija në shtëpi duke parë TV apo duke luajtur futboll në rrugë. Fëmijët e sotem nuk e kanë idenë se çfarë i pret ata dhe shpresoj të kenë familjen mbështetëse e te jenë në gjendje të përballojnë.
“Edhe pse më vjen keq për atë që ndodhi, jam i lumtur që nuk jam baba tani që me të vërtetë e kuptoj,” tha Alfie.