Dirigjenti i këngës së Elsa Lilës, Enrico Melozzi ka reaguar lidhur me fitoren e çmimit të parë të këngëtares, çmim i dhënë nga juria.
Melozzi e cilësoi këtë këngë si fantastike, me një harmoni të shkëlqyer dhe të sofistikuar.
Por duket se dirigjenti italian ka rezerva për këngën që do përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision.
“Injoranca dhe arroganca mbizotëron mbi bukurinë dhe kulturën”, shkruan në reagimin e tij Melozzi.
Edhe Modelja e njohur Kristina Baki që po bënte tifo për Elsa Lilën ngriti dyshime për vlefshmerine e votave përmes SMS te publikut.
Ajo publikoi disa imazhe të të rinjve në një nga pikat e telefonive në Shqipëri të cilët po mbanin në dorë biletat e festivalit.
“Ore çfarë bëjnë këta të rinj në dyqanet e Vodafone me biletën e festivalit në dorë?!? Rastësi?!?”, shkruan ajo në një postim.
Në një tjetër imazh të kapur brenda dyqanit ajo shkruan, “Këto fletat e bardha janë biletat e festivalit… Cila është arsyeja që paraqiten me këtë biletë në dyqanet e Vodafon?!? Rregullore e re?! Ja pra ç’do të thotë televotim në Shqipëri. Faleminderit festival.”