Pas klithmës së parë që nxjerr bebi, jemi të sigurtë që çdo prind “alarmohët’ dhe e merr në krahë. Nuk është çudi që fëmijët të rriten e të kërkojnë që prindërit t’I marrin në krahë pasi duket e vështirë të gjesh një prind i cili e lë vogëlushin e tij të qajë. Të thuash është gabim, ndoshta është shumë, por shkenca ju sygjeron të kundërten. Nuk keni pse shqetësheni, pasi jo domosdoshmërisht fshihet një dhimbje apo sëmundje pas çdo qarjeje. Situata bëhet më serioze në mbrëmje kur prindërit e kanë thuajse të pamundur të vendosin fëmijët në gjumë.Me të qarën e parë prindërit i marrin fëmijët në krevtin e tyre e i përkundin ! Ajo që duhet të bëni është krej e kundërta ! Lërini fëmijët të qajnë dhe brenda 15 minutave ata do t’i ketë zënë gjumi. Flasim për rastet kur fëmijët grinden pa arsye sepse nëse një natë më parë ka qenë sëmurë sigurisht që nuk duhet ta lini në krevat vetëm.
Hulumtuesit në Australi kanë botuar kohët e fundit një studim në revistën Pediatrics që mbështet pikërisht tezën e lartpërmendur.
Të qarat nuk shkaktojnë stres apo probleme afatgjate emocionale tek bebet. Në fakt, në krahasim me foshnjat që prindërit I marrin në krahë, bebet që lihen të qajnë flenë më shpejt. Kjo taktiktikë duhet të fpraktikohet kur fëmija është rreth 4 deri në 6 muajsh.
Shendetshem