Një debat ka ndodhur mbremjen e djeshme në emisionin Përputhen +40, mes analistit Arjan Konomi dhe një prej konkurentëve, Armandos.
Debati lindi pasi javën e kaluar ai i tha një prej konkurenteve aty, Stelës, “ik dil në semafor”, pasi kjo e fundit i tha “je si ato djemtë që ulen te trotuari dhe hanë fara”.
Arjan Konomi i tha Armandos që t’i kërkonte falje Stelës ose të largohej nga emisioni, përndryshe vetë Arjani do kërkonte që ai të largohej.
Konomi: Ke përdorur një ofendim të rëndë për Stelën.
Armando: Ma thuaj.
Konomi: Nëse ke akuza dhe vërejtje thuaji këtu në emision, por ato që ke thënë ti herën e kaluar për Stelën janë maskarallëqe të mëdha që nuk i takon një mashkulli ti thotë.
Armando: Qetësohu kujdes me terminologjinë Arjan.
Konomi: Nuk i takojnë një mashkulli të moshës tënde dhe të profesionit tënd.
Armando: Të lutem shumë tani.
Konomi: Unë kam mbetur shumë keq dhe ti nëse i thua këto ose zhduku që këtu ose kërkoji falje se jam unë i pari që do kërkoj që ti të zhdukesh që këtu.
Armando: Po çështë ky fjalor?!
Konomi: Po po është fjalori im ja po ta them.
Armando: E ke të pabazuar dhe të njëanshëm.
Konomi: E dëgjuam ore çfarë the se s’dua ta përsëris në televizion. Të të vijë turp.
Armando: Turp të të vijë ty Arjan sepse e ke të pabazuar po akuzon pa argumentuar.
Konomi: I ke thënë punon në semafor. A i ke thënë një gjë të tillë? Nëse s’të pëlqen ajo lëre mos i fol më ose nëse s’ka interes asnjë vajzë këtu dil nga emisioni.