Fëmija më i shëndoshë në botë filloi udhëtimin më të jashtëzakonshëm të humbjes së peshës falë një bodybuilder.
Përpara transformimit të tij, Arya Permana, nga Indonezia, peshonte rreth 200 kg.
Ai kryesisht hante ushqime të përpunuara dhe pije joalkoolike ku konsumonte rreth 7000 kalori në ditë.
Arya-s i pëlqente të luante video lojëra, me të cilat kalonte shumicën e ditëve të tij, që do të thotë se nuk bënte shumë ushtrime.
Meqenëse nuk mund të përdorte në një vaskë ose dush të rregullt, Arya duhej të lahej në një pishinë të vogël të ndërtuar posaçërisht jashtë shtëpisë së tij, derisa një ditë, në moshën 11-vjeçare, u dërgua me urgjencë në spital për një operacion bariatrikë, ky ishte edhe momenti që takoi kampionin botëror të bodybuilding-ut, Ade Rai.
Ata filluan të punojnë së bashku ku fëmija ndryshoi dietën dhe zakonet e tij dhe më pas iu bashkua palestrës së Ades për tu stërvitur rregullisht.
Gjatë tre viteve, Arya humbi më shumë se gjysmën e peshës së tij trupore ku tani është gati 95kg.
.