Ushqimet që duhet të konsumojë nje person që është i prekur nga covid-19 tashmë i dimë të gjithë pasi i kemi dëgjuar nga dietologë, mjek por dhe studime të ndryshme.
Dietologia Arlinda Garuci ka folur rreth atyre ushqimeve që nuk duhen konsumuar kur jeni i infektuar me Koronavirus.
“Pacientët me Covid duhet të konsumojmë frutat, perimet, produktet integrale, drithërat integrale dhe sidomos peshkun e kaltër.
Përgjithësisht mishin e bardhë duhet ta konsumojmë më shumë se mishin e kuq, i cili për të pasur dhe një imunitet më të mirë këshillohet një deri në 2 herë në javë dhe pjesa tjetër e proteinave të merret nga mishi i bardhe apo proteinat bimore siç janë thjerrëzat, qiqrat, fasulet.
Ndërkohë produkte të cilat janë armiq të imunitetit tonë është sheqeri, kështu që duhet të mos abuzojmë me masat te karbohidratet të limitojmë sa më shumë ëmbëlsirat, pijet që përmbajnë sheqer, pijet e gatshme dhe produktet e furrës që gjithashtu përmbajnë vaj palme të blera, të konvencionuara, gjalpë.
Janë të gjitha produkte të cilat nuk na bëjnë mirë dhe sigurisht ulin dhe imunitetin”, thotë ajo.