Dietë për trajtimin e kancerit gjatë kemioterapisë nga Blerina Bombaj

Dietë për trajtimin e kancerit të gjirit gjatë kemioterapisë

Energji rreth 2200 kcal/ditë
Proteina rreth 80 gr/ditë

Qëllimi i dietës

-Të kontrollojë efektet anësore të mjekimit.
-Të promovojë marrjen e mjaftueshme të fitokimikateve, ushqimeve me veti kemo-protektive dhe antiinflamatore.
-Të përmirësojë satusin ushqimor dhe të parandalojë rishfaqjen e sëmundjes.
-Të mbaje një peshë trupore optimal.
-Të rrisë cilësinë e jetës.
-Për pacientet pas mastektomisë, edukimi mbi sigurinë e ushqimit është shumë i rëndësishëm.

Regjimi ushqimor
Mëngjes

-2 feta bukë thekre me fara lini, luledielli dhe susami.
-40 gr gjizë të njomë me 1 lugë të madhe vaj lini (të përzier bashkë deri sa të unifikohen).
-1 vezë fshati, me pak vaj rozmarine.
-¼ avokado me lëng limoni.
-1 caj artemisa.

Paradite

-Lëng të shtrydhur me rozmarinë, selino, panxhar, karrotë dhe mollë; ose lëng shege me pak portokall dhe xhinxher; ose lëng me shalqi, manaferra, rrush të kuq dhe boronica.
-1 fetë buke thekre me vaj rozmarine dhe avokado të shtypur bashkë me fara kungulli dhe lëng limoni.
-1 caj jeshil.

Drekë

-Sallata: 1. rukola, spinaq, selino, gjizë të njomë, domate tharë ose të freskët dhe pak panxhar të freskët të grirë; 2. sallatë me brokoli, karrota & qepë; 3. sallatë me lakër të bardhë dhe të kuqe, karrota, panxhar të grirë, portokall dhe majdanoz të freskët. Marinoni sallatën me salcë.

-Pjata kryesore: 1. 150gr sardele furre të vogla ose acuge ose skumber ose stavridh ose vope, me domate, qepë, dafinë, majdanoz dhe 2-3 feta bukë thekre; 2. 150gr gjoks pule fshati me patate të vogla me lëkurë të pjekura në furrë me pak trumze; 3. supë me thjerrza, qepë, karrotë, selino & dafinë; 4. supë me fasule ose qiqra; 5. 2 kupa oriz të egër me 100gr mish pule dhe salcë curry; 6. 2 kupa makarona organike me salcë domatesh, borziloku, hudhrash dhe qepësh, të shërbyer me pak djathë dhie të bardhë; 7. 100gr qofte me mish vici të grirë dhe perime (hudhra, qepë, karrota, rigon, majdanoz), të pjekura në furrë me patate të ëmbël ose topinambur ose rrepa.
-1 caj jeshil.

Pasdite

-Kos pa yndyrë (0%) me fruta pylli dhe fruta të stinës, pak tërshërë, kanellë, fara lini, fara luledielli dhe pak mjaltë të pastër.
-2 arra Brazili.
-1 caj artemisa.

Darkë

-Sallata: Brokoli ose lulelakër, karrota & qepë; ose sallatë me domate, kastraveca, qepë, selino, speca dhe borzilok; ose sallatë rradhiqe të egra me vaj ulliri dhe limon; ose sallatë me karkaleca ose peshk ton me fasule të kuqe dhe te ëzeza, sallatë jeshile, qiqra, domate, misra, selino, majdanoz dhe vaj ulliri me limon.

-Pjata kryesore: Patëllxhanë të mbushura me perime, domate, gjizë dhe erza; ose fërgese me domate, speca të kuq dhe vezë; ose kerpudha të bardha ose shitake ose porcini të pjekura me vaj ulliri dhe rozmarinë ose të gatuara si supë me qepë, vaj ulliri, hudhra, pak lëng kockash, pak patate dhe majdanoz të freskët; ose oriz me bizele, karrota, qiqra dhe karkaleca të vegjël.
-Kos pa yndyrë me kastravec, hudhra, kopër dhe vaj lini.
-1-2 feta bukë thekre me fara.

Para gjumit

-1 caj me kanellë, fara finoku, boronicë të egër dhe mente.
-pak pjepër ose pjeshkë.

Suplemente

Vitaminat, mineralet dhe antioksidantët duhet të merren nga ushqimi. I vetmi suplement që mund të këshillohet është Kalcium + Vitaminë D.
Këshillohet marrja e vitaminës D në rast mungese.

Kujdes: ky material ofron këshillim të përgjithshëm, nuk përbën mjet terapeutik të personalizuar. Përpara se të filloni një regjim terapeutik duhet të këshilloheni me dietologun klinik dhe mjekun