Dieta ushqimore qe mbrojne femijet nga virozat nga Blerina Bombaj

Ushqimet qe mbrojne femijet nga virozat
Ushqimi i perditshem, regjimi i shendetshem i gjumit dhe higjena, jane disa nga faktoret kryesor ne funksionin e mbare te sistemit tone imunitar. Duke qene se nje femije, e ka imunitetin me delikat se sa nje i rritur, dhe sasia e suhqimit qe merr eshte relativisht e vogel, eshte e nevojshme qe ushqimi ditor te organizohet mire ne menyre qe te marri gjithe lendet ushqyese te nevojshme. Ky do te ishte nje program ushqimor per te vegjlit qe t’ishpetojne gripit.

Mengjes
1 luge te vogel vaj peshku (i melcise se merlucit)*
1 kupe trahana te tharte me pak buke thekre, vaj ulliri, djathe dhie dhe domate thare; ose 1 fete buke thekre me salce avokado* dhe pak hudher; ose 1 fete buke thekre me salce kosi te ber vete*
1 leng molle me rozmarine
5 pika propolis*
Paradite
1 arre Brazili*, 2 mandarina ose 1 kivi
1 caj me: rigon, timo (trumze), sherebele, caj mali, xhinxher dhe kanelle + 1 luge mjalte dhe pak leng limoni
Dreke
Supe pule me pak patate te embel, karrota, thjerrza dhe oriz integral
1 kupe te vogel sallate me laker te bardhe, te kuqe, karrote dhe qepe te njome te marinuar me vaj ulliri, leng limoni, majdanoz, pak hudher te shtypur te grire, pak salce soje (kjo e fundit jo e domosdoshme)
Pasdite
120ml leng shege
15gr fara kungulli ose 5 bajame
1 caj me: rigon te thate, timo (trumze), sherebele, caj mali, xhinxher dhe kanelle + 1 luge mjalte dhe pak leng limoni
Darke
1 supe me qepe, hudhra, brokoli ose spinaq ose kerpudha, pak mish te kuq dhe leng kockash
1 fete buke thekre
1 tarator me kos shtepie, pak hudher, pak vaj ulliri, pak leng limoni dhe koper
5 pika propolis
Eshte e rendesishme qe gjate gjithe dites te merret te pakten 1 thelp hudher. Kjo eshte edhe arsyeje e vendosjes se salces se kosit dhe taratorit.
*Salcen e avokados pergatiteni me ½ e nje avokadoje te bute, te cilen e shtypni me pak vaj ulliri, leng limoni, kripe dhe piper, deri sa te behet kremoze. Gjithashtu edhe salcen e kosit mund ta pergatisni me kos grek* te kulluar, pak hudher, koper, vaj ulliri dhe leng limoni. Femijet e pelqejne.
*Kos grek gjeni ne rrjetin e dyqaneve Spar.
*Propolis gjeni te dyqani i produkteve organike Edesia ose te produktet Merja. Gjithashtu arrat e Brazilit i gjeni te Edesia ose edhe te Rosman.
*Keshillohuni me mjekun pediater perpara se ti jepni femijes vaj peshku, per perdorimin e tij.

Blerina Bombaj