Një dietë ‘me ngjyra’ me fruta dhe perime shumëngjyrëshe është mënyra më e mirë për të parandaluar kancerin e prostatës, sipas një studimi të fundit. E ngrënë rregullisht, dieta, e ngjashme me dietën mesdhetare, është e pasur me mikroelemente që ndihmojnë në parandalimin e kancerit.
Dy studime të publikuara në revistën Cancers, theksojnë rëndësinë e një diete mesdhetare ose aziatike që përfshin këto ushqime.
Ulja e likopenit tek meshkujt rrit rrezikun e kancerit te prostates ndaj ata duhet te konsumojne ushqime me likopen. Likopeni gjendet në fruta dhe perime të kuqe, rozë dhe portokalli, duke përfshirë specat, domatet, pjeprin, papajat, rrushin, pjeshkët, shalqinjtë dhe boronicat.
Ndersa dhe seleni eshte nje ushqim qe mund te ndalohe kancerin e prostates.
Ushqimet e pasura me selen përfshijnë mishin e bardhë, peshkun, butak, vezët dhe arrat.
Dr Permal Deo, një bashkautor i studimit nga Njësia e Shkencave Klinike dhe Shëndetësore të Universitetit të Australisë Jugore, tha se ngrënia e ushqimeve që janë natyralisht të pasura me likopen dhe selen është e preferueshme sesa marrja e suplementeve, ku përfitimet janë të kufizuara, sipas studimeve të mëparshme.
Ai shtoi: “Rekomandimi ynë është që të adoptojmë një dietë mesdhetare duke kërkuar ndihmën e një dietologu, sepse njerëzit thithin lëndë ushqyese në mënyra të ndryshme, në varësi të ushqimit, sistemit tretës, gjenotipit të personit dhe ndoshta mikrobiomës së tij”.
Dr Deo shtoi: “Ka prova të forta se të qenit mbipeshë dhe konsumimi i alkoolit rrit rrezikun e kancerit të prostatës”.
Konsumoni nje diete me furta dhe perime per nje shenet te mire ne trupin tuaj. SHIKO.NEWS