Një mjek ka dhënë alarmin për lidhjen e mundshme të një diete qe perhap me shume shanse rreth kancerit.
Doktor Suraj eshte shprehur qe nje diet e mbushur me mish shton shanset e kancerit ne trupin tuaj.
Ai paralajmëron se një dietë pa burime thelbësore ushqyese mund të hapë rrugën për probleme të rënda shëndetësore, veçanërisht një rrezik në rritje të kancerit të zorrëve – një nga kanceret më të përhapur ne botë.
“Ne e dimë se rritja e konsumit të mishit të kuq, konsumi i lartë i mishit të përpunuar, mungesa e fibrave, frutave, perimeve, bishtajoreve, të gjitha çojnë në një rrezik të shtuar të kancerit të zorrëve, ndoshta edhe në rritjen e rrezikut të kancereve të tjera.
“Vlerësohet se rreth 13 nga 100 kancere të zorrëve (rreth 13 për qind) në Britani janë të lidhura me ngrënien e mishit të përpunuar.” Ai shton: “Ngrënia e shumë fibrave zvogëlon rrezikun e kancerit të zorrëve. Ngrënia e pakët e fibrave shkakton 28 në 100 kancere të zorrëve (28 për qind) në Britani.”
Dieta e mishngrënësve, ndonëse e lidhur me rrezikun e kancerit të zorrëve, është shoqëruar edhe me nivele të larta të kolesterolit, të cilat potencialisht mund të çojnë në sulme në zemër ose goditje në tru.
Ndaj konsumojeni mishin e kuq ne sasi te vogla dhe largohuni nga ushqimet e perpunuara si qoftet sallami fastfodi etj. SHIKO.NEWS