Çfarë do të bënit nëse do të kishit jetën e supermodeles Gigi Hadid, qoftë edhe për një ditë? Megjithatë, kjo është e pamundur, por ne mund të mësojmë më shumë nga rutina e saj, dieta dhe regjimi ushqimor. Ashtu sikurse edhe ne, edhe ju mund të keni pyetur veten sesi ia del Gigi të jetë në formë gjatë gjithë kohës.
Ne sot do t’ju tregojmë ditën e supermodeles dhe çfarë ha ajo në mëngjes, drekë dhe darkë. Ku i dihet, ndoshta ju inspiron edhe juve!
Mëngjesi
Mëngjeset e Gigit janë shumë të këndshme. Ajo ka treguar për Harper’s Bazaar se në mëngjes mund të pijë kafe esëll ose të gatuaj vezë të fërguara, proshutë dhe tost. Gigi nuk e ndan kafenë dhe lëngun e portokallit nga vakti i mëngjesit.
Dreka
Supermodelja ushtron aktivitet fizik çdo mëngjes, kështu që dreka do ta gjejë padyshim të uritur. Motoja e saj është: “Hani mirë dhe pastër për të qenë të
shëndetshëm”. Kështu që dreka e Gigi-t është zakonisht një sallatë e vogël me arugula, të cilën ajo nuk e ndan çdo ditë.
Darka
Në intervistën e saj për Harper’s Bazaar ajo ka treguar se është e çmendur pas sushit. Megjithatë në darkë i pëlqen të gatuajë dhe menuja është e ndryshme.