A keni probleme me humbjen e peshës? Apo do të dëshironit të humbisni më shpejt? Ju keni ardhur në vendin e duhur. E vërteta e trishtuar është se idetë tradicionale hani më pak, ushtrohuni më shumë , nuk punojnë afatgjatë. Në pjesën më të madhe të rasteve dorëzohemi shpejt. Numërimi i kalorive, duke u ushtruar orë më orë dhe çdo ditë është vuajtje e panevojshme e cila harxhon kohën tuaj dhe vullnetin e çmuar.
Për fat të mirë ka disa mënyra më të lehta. Në fund të fundit pesha juaj është rregulluar hormonalisht. Është i domosdoshëm zvogëlimi i hormonit tuaj të yndyrës, insulinës dhe do të humbisni lehtë peshën e tepërt.
Më poshtë është një udhëzues praktik hap pas hapi për të bërë pikërisht këtë.
Zgjidhni një dietë të ulët në karbohidrate
Hani kur jeni i uritur
Hani ushqim të vërtetë
Masni progresin tuaj pa e kthyer në një stres
Ji këmbëngulës
Gra: Shmangni frutat
Meshkuj: Shmangni birrën
Shmangni ëmbëlsuesit artificialë
Përdorni ilaçet në dozën e duhur
Stresohuni më pak, flini më shumë
Hani pak nga produktet e qumështit dhe arrave
Ushtrohuni rregullisht
Merrni hormonet tuaja nën kontroll.
Nëse doni të humbisni peshë duhet të filloni duke shmangur sheqerin dhe niseshten (si bukë).
Ajo që është e re është se dhjetra studime shkencore moderne kanë provuar se, po, më pak karbohidrate është mënyra më efektive për të humbur peshë. Natyrisht është ende e mundur për të humbur peshë në çdo dietë. Hani më pak kalori nga sa ju digjni apo jo? Avantazhi kryesor i dietës së ulët në karbohidrate është se ato ju bëjnë që të doni të hani më pak. Sheqeri dhe niseshtja mund të rrisin urinë tuaj, ndërsa shmangia e tyre mund të ulë oreksin tuaj. Nëse trupi juaj dëshiron të ketë një numër të përshtatshëm të kalorive, nuk duhet të shqetësoheni për numërimin e tyre.
Një studim i vitit 2012 gjithashtu tregoi se njerëzit në një dietë të ulët të karbohidrateve dogjën 300 kalori më shumë në ditë teksa pushonin! Një dietë e ulët karbohidratesh zvogëlon urinë dhe e bën më të lehtë për të ngrënë më pak. Studim pas studimi tregon se një dietë me pak karbohidrate është mënyra e mençur për të humbur peshë.