Një dietë detoks mund të ketë motive të ndryshme por e përbashkëta janë përfitimet prej saj.
Në fakt pavarësisht emrit nuk bëhet fjalë për një regjim dietik të vërtetë, për të rënë në peshë, por një mënyrë për të mbajtur shëndetshëm sistemin tretës, duke sjellë më pas dhe përfitimet e tjera si fizike dhe mendore.
Sipas kërkesave, mund të zgjidhni ta bëni për një ditë, ose sa herë që ndjeni nevojën të eleminoni toksinat dhe të fitoni energjitë.
Më poshtë një menu detoks për tri ditë nga doktoresha Clelia Iacoviello, konsulente nutricioniste, dhënë për revistën “Grazia”. Nëse këtë dietë dëshironi ta ndiqni vetëm për një ditë, ju këshillohet vetëm dita e parë.
Dita e parë
Mëngjesi: Dy gota ujë të vakët në stomak bosh dhe një smoothie më pas me selino, mollë, limon dhe xhinxher.
Drekë: Supë krem me bishtaja, lakër dhe xhinxher.
Darka: Lëng perimesh përzierë me pak vaj ulliri dhe spec të kuq pluhur.
Mesvakte: Lëng porotokalli, smoothie me fruta të freskëta.
Dita e dytë
Mëngjesi: Dy gota ujë të vakët, smothie me fruta të feskëta.
Drekë: Supë me qiqra dhe dy galetë me shumë drithëra.
Darkë: Supë krem me finok
Mesvaktet: Fara kungulli, çaj jeshil, limon dhe xhinxher
Dita e tretë
Mëngjesi: Dy gota ujë të vakët, një smoothie i verdhë me bazë kungulli, molle dhe kanelle, dy feta bukë me drithëra me një lugë të vogël gjalpë.
Dreka: Supe perimesh të ziera
Darkë: Supë perimesh me kuinoa dhe qiqra.
Mesvaktet: Një tas energjik me bazë karota, me lëng limoni, bajame, dhe lëng portokalli./