Blerina Bombaj, dietologe
Ushqimet që duhet të preferohen, sipas vlerës ushyese dhe anti-tumorale
Zarzavate: *Spinaq, panxhar, agjinare, shparg, presh, speca të kuq, kërpudha porcini, mashurka, kungulleshe (kungulli i dimrit, madh ngjyrë të verdhë), rukola, cikore, karota, domate*, lakër të kuqe, qepë jeshile, hudhra
Drithëra: Elb, thekër, tërshërë, bukë thekre, oriz i egër, kuinoa (mundësisht organike)
Mish: Peshk i vogël i kaltër, pulë e fshatit, pulë deti, karkaleca, salmon, vezë fshati.
Bulmet: Qumësht dhie, kos shtëpie, me yndyrën e larguar, gjizë e njomë pa yndyrë, Qumësht soje, djathë dhie i njomë.
Fasule: Fasule të bardha, të kuqe, të zeza, thjerrëza, qiqra, soje.
Fruta: Portokall, boronica, lule shtrydhe*, mandarina, kivi, banane, rrush i kuq, mjedër, manaferra, hide, thana, fiq.
Kërpudha: Shitake, porcini, pleurotus, shampinjon
Fara: Fara lini, luledielli, kerpi, kungulli, susami (të paketuara hermetikisht, mundësisht organike)
Yndyrna: Vaj ulliri ekstra të virgjër, avokado, vaj lini*, vaj farash kërpi, vaj farash kungulli
Erëza: Majdanoz, Borzilok, Rigon, Thimar, Rozmarinë, Shafran Indie, Kanellë, Mente (nenexhik).
*Ushqimet që kanë këtë shenjë është e nevojshme të jenë organike.kkivi
Konsumi i ushqimeve:
Nga zarzavatet
Çdo ditë: Spinaq, panxhar + domate + speca + lloje të tjera nga zarzavatet e mësipërme. (Spinaqi të zihet dhe t’i largohet uji)
Çdo ditë hudhër, qepë
3-4 herë në javë presh dhe lakër brukseli ose shparg
2 herë në javë kërpudha (shitake, porcini)
Nga brumërat: Drithëra elbi ose gruri ose tërshëra ose kuinoa e kuqe ose orizi i egër, Bukë thekre të zezë
Nga mishi: 3 herë në javte peshk (salmon ose sardele ose skumber)
1 herë në javë gjoks pule ose pulë deti (pula të rritura në natyrë).
3 herë në javë vezë të zier të fshatit
Nga bulmeti: 2 herë në ditë një gotë kos pa yndyrë, gjiza. Të preferohet qumështi i dhisë.
Nga fasulet: 3-4 here ne jave fasule, qiqra ose thjerreza ne forme supe
Nga frutat: Çdo ditë portokall + kivi + 1 nga llojet e tjera të frutave që shkruhen më lart
Nga farat: Çdo ditë fara lini, fara kërpi, 4-5 herë në javë fara luledielli ose kungulli, ose bajame ose arra (organike)
Nga yndyrnat: Çdo ditë vaj lini, ulliri + ¼ avokado.
Këshilla
Mishi i pulës dhe peshku të shoqërohen patjetër me erëza si rozmarina, thimari, rigoni, hudhra, shafrani i Indisë, (ky i fundit nuk duhet përdorur nga gra me kancer të gjirit që janë në terapi me cyclophosphamide).
Sa me shume uje (2,5L/dite)
Caj jeshil (2 gota ne dite) – pa sheqer
Kafe sa me pak
Sheqer fare
Alkol fare
Shembull ditor i ushqimit:
Mëngjes: pak kos shtëpie + 1 lugë mjaltë cilësor + vaj lini + fara lini + elb të zier + manaferra ose boronica ose mjedër, të përziera mirë, 1 çaj artemisa
Paradite: 1 lëng: boronica ose luleshtrydhe, mollë jeshile, spinaq*, pak rozmarinë të freskët dhe xhenxhefil, fara kungulli ose arra Brazili
Drekë: sallatë me spinaq, pazi, cikore dhe qepë, peshk në furrë me domate, qepë, hudhra, rigon + 1 kupë oriz të egër me fasule të kuqe ose të zeza, 1 fetë bukë thekre, vaj ulliri. 1 çaj artemisa.
Pasdite: 1 gotë lëng panxhari, mollë jeshile, xhenxhefil, spinaq dhe rozmarinë të shtrydhur.
Darkë: Sallatë me panxhar të zier ose lakër të bardhë, karotë, limon, vaj ulliri, fara luledielli, speca të kuq të pjekur pak dhe pak kërpudha të pjekura, 60gr ricota + vaj lini + fara lini (të fruluar mirë), 1 kupë oriz të egër, 1 fetë bukë thekre me ¼ avokado + 1 çaj artemisa
Para gjumit: 1 çaj me shafran Indie, kanellë, xhenxhefil, karafil dhe pak mjaltë cilësor