Ardit Gjebrea e kalon me sukses Covid.
Në postimin e tij falënderoi bashkëshorten, Anila Gjebrean, të cilën e konsideroi një “engjëll mbrojtës për ditët dhe netët pa gjumë” që ka qëndruar pranë, si edhe miqtë e fansat që janë interesuar për shëndetin e tij.
Moderatori shkruan se “do duhet pak kohë deri sa të ndezë të 5 motorët, po kush na nxiton? Dielli doli”.
Ardit Gjebrea nuk e drejtoi këtë javë emisionin “E Diela shqiptare”, për shkak të infektimit dhe ndërlikimit të shëndetit, por pavarësisht kësaj, ia ka dalë të mposhtë sëmundjen.
Reagimi i plotë:
Kaq ishte! Tani filloi rekuperimi falënderoj Anilën engjëll mbrojtës për ditët dhe netët pa gjumë, miqtë që çdo mëngjes më mbushnin inbox-n e ËhatsApp me merakun e tyre. Faleminderit dhe të gjithë ju që më keni shkruar dhe uruar shërim të shpejtë, jeni shumë të mirë dhe bekimet tuaja ishin doza e duhur për të mbajtur optimizmin lart – motiv force!
Tani sigurisht do duhet pak kohë deri sa të ndez të 5 motorët, po kush na nxiton?
Dielli doli.
/a.m/NOA.al