Mjeku i njohur Pëllumb Pipero disa ditë me pare gjate kesaj jave ka paralajmeruar se kjo fundjave do ishte ajo që do ulte kurbën e të infektuarve nga koronavirusi në vendin tonë, por tashmë ka disa dyshime. Megjithate mjeku tha se fundjava që lamë pas kishte rritje të qëndrueshme të rasteve me COVID-19, dhe per kete situate ku diçka ka çaluar, ai i vë gishtin Shkodrës që ka pasur rritje të rasteve për këtë shkak se sipas tij nuk jane resrespektuar masave ose gjurmimi perkates.
”Në fundjavë ka pasur një rritje rastesh te reja te infektuara, thuajse dyfish dhe besoj se diçka ka çaluar.
Kjo epidemi ka disa indikatorë: në radhë të parë monstrat për të bërë analizat apo gjurmimin e rasteve të kontaktit që e vlerësoj efikas nga të dhënat e ISHP që janë gjurmuar 60- 70% të rasteve dhe është një shifër optimale sipas OBSH.
Respektimin e masave nga qytetarët për të ruajtur distancimin social, karantinimin dhe këshillat e mjekëve. Diku besoj unë se shifrat që lamë pas janë 30- 40 raste më pak se një javë, por diku ka çaluar.
Nëse shohim rastet në Shkodër 13 nga dita e djeshme dëshmon se në Shkodër nuk janë respektuar masat ose nuk janë gjurmuar rastet e kontaktit sic duhet.
Unë e kam thënë që java që sapo mbyllëm do të jetë në numër shumë më të vogël, mund të ketë oshilacione. Janë më të ulëta por fundjava ka qenë rritje e qëndrueshme sikundër do të dëshironim. Por bazuar në përhapjen e pandemisë në vendet e tjera dhe prisja këtë. Mendoj se diçka ka çaluar 21 deri 29 nuk është diferencë shumë e madhe.
Duhet të analizohet pse. Si mund ta bëjmë më mirë dhe për të monitoruar që të gjurmojmë më shpejt dhe të monitorojmë në tërësi përhapjen e kësaj pandemie në vendin tonë.”- tha Pipero.