Sikur të mos mjaftojnë çmimet e çadrave apo shezlongeve në stratosferë në bregdet, shqiptarët shpesh përballen me pagesa, në më të mirën e rasteve aspak të justifikuara dhe në më të keqen e rasteve grabitëse, për të vizituar vende të veçanta që natyra jonë na i rezervon. Flasim këtu për kepin e një plazhi, parqet si Syri i Kaltër dhe mesa duket edhe urat.
Një denoncim ka ardhur në redaksinë tonë sot, ku një qytetar bën me dije se për të xhiruar një videoklip në Divjakë, më saktë në një prej urave që ai e cilëson “me dërrasa të kalbura”, i janë kërkuar 3000 lekë të reja, 30 mijë të vjetra. Natyrisht kupton tatimor nuk ka pasur për shërbimin, por një biletë që ai e ka bashkangjitur bashkë me denoncimin.
Shpresojmë që në të ardhmen mos na kërkojnë edhe lekë për ajrin që thithim në bregdet.
Qytetari denoncon:
Kemi ber dje nje video klip ne divjak vetm per te hipur te nje ure me derrasa te kalbura kemi pagur 30 milek edhe na dha kete fatur i kerkova kupon tatimor nuk ka na thane. flm nqoftse e postoni