Detektivja private Shkenda Lili ka rrëfyer në një emision televiziv se ata që tradhtojnë më shumë janë burrat e martuar familjarë dhe biznesmenët. Sipas Lilit burrat që tradhtojnë janë të moshave 35 e lartë.
“Më shumë që tradhtojnë janë burrat e martuar. Nuk vijnë vajzat e reja që duan të shohin nëse i dashuri i tyre i tradhton apo jo. Meshkujt që janë në gjendje ekonomike dhe futen te pjesa e biznesmenëve, të cilët duan të hapen pak të shokët e tyre që kush e ka më të mirë. Nëse këta tipa nuk kanë një të dashur që ta prezantojnë te rrethi i tyre shoqëror, ju duket si jashtë mode. Janë mosha 35 e më lart”- deklaroi detektivja.