Detaje te reja nga vrasja ne Shkoder. Nena e 3 femijeve pas ndarjes nga burri nisi bashkëjetesën me Kolë Manajn dhe me pas..

Fotoja që shihni më poshtë është e çiftit Kolë Manaj dhe Anila Prendushi, të cilët tronditën qytetin e Shkodrës paraditen e sotme, pasi 34 vjeçari qëlloi në kokë me armë zjarri 44 vjeçare, e më pas i riu vrau veten.

Raportohet se e plagosura është nënë e 3 fëmijëve. Sipas informacioneve, Prendushi pas ndarjes nga ish-burri i saj, babai i 3 fëmijëve, ka nisur bashkëjetesën me Kolë Manaj, i cili dhe e qëlloi me armë zjarri në kokë 44 vjeçaren.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 11:15, në lagjen “Mark Lula”, ku çifti është gjetur brenda automjetit tip “Volkswagen”.

Sipas të dhënave paraprake, i riu ka qëlluar të dashurën me plumb në kokë, ndërsa arma e krimit është gjetur në mjet.

I riu ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa vajza është gjetur me shenja jete por ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.

Dyshohet se fillimisht ka pasur konflikt mes djalit dhe vajzës brenda makinës, e më pas janë dëgjuar të shtënat me armë zjarri.