“Ergys Arrazi kishte një lidhje tjetër, që në 2019” -këshu shprehet për JOQ një i njohuri i shkodranit, i cili është arrestuar ditën e sotme, pasi akuzohet se ka shtyrë drejt vetëvrasjes bashkëshorten e tij Alma dhe tre fëmijët e mitur. Alma Arrazi është hedhur në lumë bashkë me fëmijët e mitur dhe deri më tani është gjetur vetëm trupi i vajzës 9-vjeçare.
Sipas një të njohuri të çiftit, vajza që Ergys Arrazi kishte lidhje jashtë martese, e merrte Almën në telefon dhe i thoshte se bashkëshorti i saj ishte për të dhe jo për Almën.
Sipas dëshmisë, Alma nuk e ka përjetuar mirë këtë situatë. Ndër të tjera, ai tregon se se Ergysi nuk ka pasur vetëm një të dashur, por dy dhe të dyja, sipas tij nuk i mbajti dot të fshehta.
Ergysi në polici ka deklaruar se Alma ishte “e sëmurë mendore”, por sipas policisë nuk ka asnjë kartelë të saj të hapur nga mjekët dhe nuk është gjetur asnjë recetë, që ajo të ketë marrë ilaçe depresioni.
Alma jetonte vetëm në një dhomë bashkë me fëmijët e saj.
Shendetshem