Në foto janë çifti i huaj dhe dy qentë e tyre, të cilët humbën jetën pasditen e djeshme në Tiranë, në një ngjarje horror.
Kjo sepse amerikani, Mathew James Werts, i cili punonte si mësues në një shkollë në private kryeqytet, ka vrarë fillimisht gruan e tij nga Indonezia, Saragih Indah Lilis Sartika, dy qentë e tij dhe më pas veten.
Sipas burimeve të gazetares së Top Channel Dorjana Bezat, çifti kishte 10 vite që jetonin në Tiranë, në një banesë me qira. Ndryshe nga bashkëshorti, 48-vjeçarja rrinte mbyllur në shtëpi dhe nuk dilte. Edhe pse ajo kishte 1 dekadë që jetonte këtu, nuk e njihte fare Tiranën.
Madje asaj nuk i lejohej të takonte persona të tjerë, vetëm në rastet kur bashkëshorti ishte në shtëpi mund ta vizitonin.
Policia ka gjetur edhe një letër lamtumire që autori kishte lënë në banesë, ku tregonte të gjitha veprimet që kishte ndërmarrë. Ai u kërkonte falje familjarëve të tij që nuk mundi dot t’ia dilte.
Në foton e siguruar nga TCH, duken pak edhe dy qentë e tyre, të cilët paraprakisht mendohet se janë goditur me shkop bejzbolli.