Detaje te reja. Kunati pasi shkonte me vajzen i merrte dhe leket e qeras

Nje ngjarje e rende ka ndodhur ne Greqi ku eshte zbuluar se 50-vjeçari Fatmir Tarellari, vrau kunatin e tij, 33-vjeçarin Erjon Pelivani, pasi i kishte përdhunuar të bijën nga martesa e parë.

Kohet e fundit 33 vjecari i kishte kerkuar 18 vjecares 3000 euro ose ai do ti publikonte videot qe ai kishte filmuar.

18 vjecarja vazhdonte shkollen ne nje qytet tjeter dhe nuk ka pasur mundesi te paguante shtepin me qera pasi leket ja kishte marr 33 vjecari nderkoha qe babai i 18 vjecares i jepte leket e qeras rrehullisht te bijes.

Por me pas babai ka zbuluar ngjarjen dhe ka vrar 33 vjecarin pas nje perleshje me te.

Dëshmia e babait në polici:

“…Herën e fundit që vajza ime studionte, vazhdimisht më kërkonte t’i dërgoja para. E dija se diçka nuk shkonte kur pronari i banesës ku ajo jeton më telefonoi duke thënë se i kishte borxh qira, ndërsa unë dhe nëna e saj po i dërgonim paratë rregullisht. Kur fola me fëmijën për të parë se çfarë po ndodhte, ajo filloi të qante dhe me tregoi gjithçka kishte përjetuar prej kaq vitesh me 33-vjecarin që e përdhunonte dhe videot që kishte teksa ai e shantazhonte dhe i merrte paratë. Ajo më helmoi fëmijën, bëra atë që duhej të bëja, jam baba…