Detaje te reja jane zbardhur nga hetuesit per vrasjen e 35 vjecares nga bashkeshorti i saj ne Itali.
Miq të Klodianës thanë për mediat se çifti ishte në proces divorci pas një martese 20-vjeçare, pasi ishin dashuruar në Shqipëri. Alfredi ishte xheloz dhe mes tyre ka pasur zënka të shpeshta dhe disa herë të dhunshme.
“Ai nuk arrinte të hiqte dorë, vijonte të ishte shumë xheloz”, tha një mikeshë e shqiptares për mediat.
Çifti kishte 2 fëmijë, një djalë dhe një vajzë përkatësisht 17 dhe 14 vjeç. Ishte vajza ajo që e pa e para trupin e të ëmës të pajetë dhe njoftoi të vëllain në telefon.
Alfred Vefa, prej kohësh nuk jetonte në banesë me bashkëshorten dhe fëmijët. Klodiana punonte si kamariere në një piceri të zonës dhe jetonte në Itali prej 17 vitesh